Pak minuta më parë, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasi M. D., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. 49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.