Dyshohet se nga përleshja në Parlamentin maqedonas ka mbetur i plagosur edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sipas disa burimeve jo zyrtare, mësohet se është lënduar nga protestuesit edhe Sela, i cili është në gjendje kritike për jetën.
Alsat-M raporton se Sela është nga ata që janë dëmtuar më shumë, ndërsa ka edhe gazetarë të lënduar.
Situatë kaotike në Maqedoni, në Kuvend vazhdon ngujimi
Vazhdon gjendja e rëndë në ambientet e Parlamentit maqedon.
Për shkak të sigurisë, gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen, por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë e sigurt që të dalin.
Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert duke hyrë aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë.
Ka shumë të lënduar, megjithatë për shkak të gjendjes kaotike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.