7 mars 2015 – Elton Shano, 36 vjeç bashkëpronari i lokalit të striptizës “Lulu Bar” në qytezën e Xhionxanës (Gonzana), Provinca e Novarrës u plagos në orët e para të së enjtes 5 mars 2015. Eltoni u godit nga dy persona, disa herë me shkop bejzbolli në trup e në kokë pranë klubit të vet. Dy sulmuesit dëmtuan edhe makinën e Eltonit duke e goditur me shkop bejzbolli.Shano u dërgua në spitalin e qytetit të Novarrës, ku mjekët shprehen se, ndonëse me prognozë mjekësore të rezervuar, Eltoni tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





