24 korrik 2015 – Plagoset me armë zjarri një djalë i ri mesditën e sotme në Lagjen nr. 14 të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pranë një pike servisi në Shkozet, ku shtetasi Xh.P., 19 vjeç është plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, 19-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.
Pritet që në vijim të bëhet zbardhja e plotë të ngjarjes.
Pamjet e marra nga 'A1 Report'
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





