KRUJE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël ku 50-vjeçari Kujtim Vrejoni është qëlluar me armë zjarri nga 20 vjeçari Timi Baroshima pas një zënke për motive banale.
Menjëhërë pas krimit i riu është larguar nga vendngjarja por është arrestuar nga policia vetëm pak minuta më pas ndërsa i është sekuetruar edhe arma e krimit.
Ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





