Një biznesmen është tentuar që të vritet me armë zjarri sot në orën 06:30, në qytetin e Shkodrës, në afërsi të zonës afër stadiumit “Loro Boriçi”.
Sipas të dhënave të para, mësohet se Berhan Vishnja, 52 vjeç, është qëlluar në automjetin e tij teksa po lëvizte në rrugë, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi.
Sipas burimeve nga policia, biznesmeni është qëlluar me tri plumba në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ai është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Shkodrës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.