Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona ende të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.
Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor që po kryen të gjitha veprimet hetimore e procedurale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.





