Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Shkodër.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal nate në fshatin Beltojë në Shkodër.

I plagosuri 21-vjeç me iniciale E.N ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia thotë se ende nuk dihen autorët.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por besohet se shkak i konfliktit ka qenë një sherr i momentit.