Një 34-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Sipas policisë, M.M., banues në Fier është dëmtuar lehtë në këmbë nga persona të paidentifikuar ende. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” rreth orës 22:20 të darkës.

Grupi hetimor vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.