Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të së enjtes në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar.

Ngjarja u shënua në lagjen “Ndoc Mazi” pranë stacionit të trenit, nga ku mësohet se i plagosur mbeti shtetasi Nikolin Palushi.

45-vjeçari ka marrë 2 plumba në pjesën e këmbës, dhe ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.