Rreth orës 22:30 të së martës, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit Indrit Ferra, 38 vjeç dhe Dorian Ferra, 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin Denis Çumani, 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy kushërinjve Ferra.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.