Dy persona me motor kanë qëlluar me armë zjarri ndaj boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysës. Mësohet se ngjarja ka nodhur sot tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës. Boksieri ka marrë dy plumba, sapo ka dalë nga berberi, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend. Ai është shpallur 10 herë kampion i Shqipërisë dhe ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.





