KUKES, 23 maj 2013– Është plagosur mëngjesin e sotëm kryetari i degës së PD-së, në Shtiqën, Kukës.
35-vjeçari është qëlluar me breshëri automatiku dhe aktualisht gjendet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën.
Shehu ka qenë duke udhëtuar me makinë drejt banesës së tij kur persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e qëlluan me breshëri automatiku.
Në momentin e krimit Shehu gjendej i vetëm në makinë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.





