Policia ka konfirmuar se kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka ndodhur një plagosje. Sipas policisë, është plagosur menaxheri i On Records, Met Elshani.
Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën (i plagosur nga arma e zjarrit):
o M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole).
Personat e arrestuar:
o Sh. C mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o L. K mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o Xh. B mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:
o A.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në trajtim mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.