Një i mitur është plagosur me armë zjarri në Pukë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se është plagosur një fëmijë rreth 11 vjeç në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjegjan, teksa fëmija po transportohet në spitalin e Pukës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota.