Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës. Një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku është futur menjëherë në operacion.

Burimet thonë se ka marrë një plumb në arterie. I plagosuri eshte Emiljano Zefi, polic ushtarak.

Ndërkohë, autori është P. Gjoni, kushëri me të plagosurin. Ai është shpallur menjëherë në kërkim. Nuk dihen motivet e plagosjes. /Panorama/