TIRANË, 02 mars 2013– Një person u plagos pas një konflikti me armë zjarri në zonën e Unazës së Re në Tiranë. 

I plagosuri është identifikuar si Lavdim Tahir Avdia i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe një në kofshën e këmbës së djathtë.

Momentalisht është në Spitalin Ushtarak ku po merr ndihmën e nevojshme. 

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në plagosjen e të riut, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet.

Dyshohet se ngjarja ndodhi brenda nje lokali ne kete zone.

Si motiv i kësaj ngjarjeje mendohet të jetë një konflikt i vëllezërve të autorit me vëllezërit e viktimës jashtë vendit.

Duket se konflikti është përcjellë deri në Tiranë ku dhe ndodhi ngjarja e sotme. 

Policia eshte vene ne kerkim te autorit Bledar Brenja.