Një person i plagosur ka mbërritur në spital pasditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ku i plagosur është shtetasi A. Sh.

Paraprakisht dyshohet që i plagosuri ka tentuar të vrasë veten.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.