Një  ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë. Deri më tani raportohet është plagosur me armë zjarri pronari i një fasonerie.

I plagosuri është Arben Dedja, pronar i një fasonerie që ushtron aktivitetin në Fushë Krujë.

Dedja është paraqitur i plagosur në qendrën shëndetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktima e kësaj ngjarje ka marrë një plumb në këmbë. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur këtë krim. 

Njoftimi i policisë Krujë/Informacion paraprak 

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes