Një person është plagosur me armë zjarri në malet e Nivicës, në qytetin e Gjirokastrës.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.M, i cili është plagosur me çifte. Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia po heton në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.