Një 18-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në Pogradec, është arrestuar autori.

Sipas burimeve zyrtare ditën e sotme në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi Marino Beshello, 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Marino Beshello, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.