Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur në Vlorë. Plagosja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti të regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kotë.

Policia bën me dije se i riu  po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Në lidhje me plagosjen është vënë në pranga autori 44-vjeçari. I arrestuari është identifikuar me inicialet L. XH.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Gjithashu, nga strukturat e Policisë, u ndalua shtetasi i dëmtuar I. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.