Një 20-vjeçar është plagosur me thikë këtë mbrëmje në Sarandë, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se i riu Aurel Shino, punonjës parkimi në një kompleks turistik, është paraqitur në spital me plagë në pjesën e poshtme të brinjëve të majta.

Sipas raportimeve, Shino ka patur një konflikt me 23-vjeçarin Odisea Lamaj, konflikt i cili ka ndodhur jashtë vendit të punës, në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.

20-vjeçari është nisur të shkojë vetë në spital me makinën e punës, por ka mundur të ecë vetëm 1 km ka vendi ku ndodhi konflikti.

Ai është shoqëruar në spital nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 23-vjeçarin Lamaj, banues në Sarandë.