Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e një të riu pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si Shkolla Pyjore, ku ka mbetur i plagosur 20-vjeçari Niko Podja.

Autori i dyshuar është shtetasi Aus Zef Pali, ndërsa nuk bëhen me dije motivet e sherrit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa janë vënë në ndjekje të autorit.