TIRANE, 10 mars 2013 – Një person, i cili udhëtonte me makinë është plagosur me thikë pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek rruga “Gjergj Fishta”, ndërsa dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një sherr i momentit.
Policia e Tiranës sqaroi se i plagosur ka mbetur shtetasi Janaq Papa, i cili udhëtonte me mjetin tip ‘Benz ML’ me targa amerikane HRT 4092.
Ndërsa autori i plagosjes është shtetasi Ilirian Bakiu. Policia sqaron se këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin.





