Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë, ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë.

Autori i plagosjes është Erges Xhelili, i cili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi I tij, Gazmend Bullari.

Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja. I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.