Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë, pasi është goditur nga një i ri 22-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor.
I plagosuri ndodhe në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





