Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme, pasi u përfshi në një sherr me një 54-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Shtetasi P.R. 54 vjeç ka goditur me thikë në qafë të riun me iniciale F.Sh., 21 vjeç.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia arriti të arrestojë autorin pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.