Pas një sherri për motive të dobta në Astir, Tiranë një person ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se persona ende të pa identifikuar kanë goditur me thikë 37-vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.





