Plagoset me thikë një 50-vjeçar në Durrës, pasi u përfshi në konflikt me një person ende të paidentifikuar.

I plagosuri me iniciale B.F. ndodhet në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.