Një person ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi është goditur me thikë mesditën e sotme në Sukth.
Policia njofton se edhe autori ka marrë lëndime gjatë konfliktit dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 14:30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





