Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.