Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një përmbarues privat është plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi ne lagjen nr.1.
Bëhet fjalë për Baftjar Nelën, i cili është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.
Sipas përmbaruesit, agresori ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti. Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve.





