Dëmtoi lehtë një pronar minimarketi me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive konkurrence, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të Durrësit, ku mbeti i plagosur lehtë shtetasi A. Sh., 57 vjeç, banues po në këtë lagje.

Aktualisht ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin A. T., rreth 55 vjeç.

Dyshohet se gjatë natës, pas një konflikti për motive konkurrence (të dy shtetasit, pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje), ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë) 55-vjeçarin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.