8 maj 2015 – Një punonjës banke, 28-vjeçar, ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit në qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë mësohet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotsëm në lagjen “Qemal Stafa”, ku i plagosur ka ngelur 28-vjeçari me iniciale M.L., punonjës shërbimi në një bankë. Ai u transportua menjëherë për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, forcat e Policisë së Shkodrës, bënë të mundur ndalimin e autorit të plagosjes, 45-vjeçarin Zamir Bilali.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/