Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak më parë teksa ishte me të fejuarën në krah.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë-Çlirim, Fier dhe i plagosuri është shtetasi me iniciale R.Gj, 19 vjeç i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie kanë nisur hetimet.