Policia po punon për kapjen e një 40-vjeçari nga Durrësi, i akuzuar për plagosjen e një shtetasi.
Bëhet fjalë për shtetasin A.R., vjeç 40, banues në Durrës.
Ai ka plagosur lehtë me thikë, shtetasin A.S., vjeç 36, banues gjithashtu në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në lagjen nr. 12. Nga burimet, bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që punohet për kapjen e autorit, materialet kundër tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





