TIRANË – Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal ndaj drejtorit të shkollës “Muharrem Zela” në Kukur të Gramshit dhe mësueses kujdestare të nxënësit të plagosur. Sipas policisë nxënësi i klasës së 5-të me iniciale A. GJ. është plagosur aksidentalisht nga shoku i klasës brenda oborrit të shkollës.

Dy nxënësit mësohet se po prisnin dru për klasën në momentn që 11-vjeçari është qëlluar me sëpatë nga shoku i klasës, ngjarje kjo e ndodhur nga pakujdesia. Mësohet se nxënësi i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.