TIRANË, 13 prill 2013- Një person është plagosur me armë ka ndodhur sot në fshatin Domje të Tiranës. 

Policia bëri të ditur paraprakisht se ngjarja ka ndodhur sot paradite në një lokal të fshatit Domje, kur shtetasi Xhevair Lamaj është plagosur me armë zjarri nga një person. 

Forcat policore ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e ngjarjes së ndodhur.

Ndërkohë Lamaj është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.