Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr.12 në Durrës pak minuta më parë, pas një sherri të konsumuar në një lokal.

Dëshmitarët rrëfejnë për DurrësLajm se një person është plagosur në një nga lokalet në krah të pallatit të sportit.

Po sipas të njëjtave burime, personi është plagosur me mjete të forta, madje në vendngjarje ka edhe shenja gjaku. Nuk dihet identiteti i tij.

Policia ndodhet në vendngjarje por nuk ka dhënë ende informacion zyrtar për këtë plagosje. Kanë nisur veprimet e para hetimore, ndërsa nuk bëhet me dije nëse është shoqëruar autori i plagosjes.