Një punonjës i gardës së Republikës ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve nga policia, 29-vjeçari është plagosur aksidentalisht dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.





