Një punonjës policie ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Sh. H., 47 vjeç punonjës Policie në sistemin e burgjeve dyshohet se është vetëplagosur me armë.

Pas incidentit 47-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore”, tha policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.