6 qershor 2015 –Këtë të premte më 5 qershor 2015, Alfred Nikolla, 45 vjeç banues në qytetin e Massas, në rajonin e Toskanës, ndërsa po ndihmonte një mikun e vet për të riparuar diçka në shtëpi, u rrëzua nga një shkallë. Ai ra mbi një qyp qelqi, copat e të cilit i prenë disa tendina dhe aortën e krahut. Nga rënia Alfredi theu edhe krahun.
U dërgua menjëherë me helikopter në spitalin Cisanello të Pizës. Mjekët e spitalit bënë një ndërhyrje kirurgjikale duke kryer një semi-amputim (prerje të pjeshme) të krahut. Alfredi gjendet ende në reaminacionin e spitalit.
/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/