27 qershor 2015 – Një inxhinier kinez ka rrezikuar jetën në minierën e “Albchrome” të Bulqizës, i cili është plagosur teksa po punonte. Për shkak të gjendjes së rënduar 44-vjeçari kinez, Chang Ui Li, është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Mësohet se 44-vjeçari është plagosur rëndë orët e para të mëngjesit, te pusi i ri që po hapte kompania.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por policia ka nisur hetimet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/