Plagoset rëndë me thikë nga dy amerikano latinë një 24 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur natën e së dielës në lagjen Satellite, në Cassano, ku banojnë emigrantë të etnive të ndryshme.

Sipas policisë, i riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është person pa precedent penalë.

Karabinierët italianë mendojnë se plagosja mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Megjithëse i gjithë episodi është filmuar nga kamerat e sigurisë së zonës, dy agresorët nuk janë kapur ende.

I riu shqiptar e ka kaluar natën në reanimacion dhe sipas mjekëve, fati ka dashur që thika mos t’i prekë zemrën.  

Pasi të dalë nga gjendja e rëndë shëndetësore, 24 vjeçari pritet të japë detaje lidhur me ngjarjen.