Itali, 13 qershor 2014 – Në tetor 2013, i riu Amarildo Mehmeti, ndërsa po luante lojën e Ruletës ruse në një banesë në Firence, u plagos për vdekje në kokë nga një plumb kalibër 38.
Përsëri po në Firence, një i ri shqiptar duke luajtur po Ruletën ruse u plagos rëndë me një plumb të kalibrit të vogël 22mm. Plumbi i dëmtoi rëndë gojën, gjuhën si edhe syrin e djathtë. Loja e çmendur e Ruletës ruse ka marrë jo pak jetë njerëzish, kryesisht djem të rinj, që me mendjelehtësi rrezikojnë jetën.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/









