Arrestohet efektivi i policisë David Madani, i cili një ditë më parë plagosi nga pakujdesia 2 kolegët e tij dhe një person tjetër në Mamurras.
Gjithashtu janë vënë në pranga edhe 3 prej personave të përfshirë në sherr, Gjon Fufi, Rudolf Fufi dhe Nikoll Fufi (Vorfi), ky i fundit mbeti i plagosur.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në qendër të Mamurrasit ku personat e mësipërm janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.





