Policia zvicerane arrestoi personin që dyshohet se sulmoi pesë persona me sharre elektrike, pas një operacioni kërkimi ndërkombëtar.
Franz Wrousis, 50 vjeç, u arrestua në Thalvil, një qytezë rreth 60 km larg nga Schaffhausen, qyteti kufitar ku ndodhi incidenti.
Ai hyri në një zyrë sigurimesh shëndetësore me sharrën elektrike në dorë, të hënën, duke plagosur pesë persona, mes të cilëve dy punonjës të kompanisë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Pas incidentit, ai ishte larguar pa lënë gjurmë.
U identifikua shpejt nga policia dhe nisi operacioni i kërkimit, në të cilin u përfshinë me qindra agjentë policie gjermanë dhe zviceranë, si edhe helikopterë.
Autoritetet përjashtuar menjëherë pistën e një akti terrorist por motivet e gjestit të çmendur, ende mbeten të panjohura.