25 qershor 2015 – Policia e Shkodrës arrestoi sot 86-vjeçarin Islam Nikaj, banues në Malësi të Madhe, i akuzuar për plagosjen e burrë e grua pas një sherri të çastit mes tyre. “Arrestimi i tij u bë pasi tre ditë më parë, në vendin e quajtur fshati “Lepurush” , në Malësi të Madhe, ka plagosur rëndë me thikë për motive të dobëta 56-vjeçarin B.K. si dhe plagosi lehtë të shoqen e tij”, tha policia.
Bashkë me të moshuarin u bllokua edhe thika me të cilën u qëllua çifti.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”