Një i burgosur në burgun e Peqinit është gjetur i vetëvarur në qeli.
Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Pukameta, i akuzuar për kanosje, plagosje të rëndë dhe pengmarrje.
Të burgosurit i është dhënë ndihma e parë në qeli nga gardianët dhe më pas është bërë transportimi i tij në spitalin e Peqinit, ku ka ndërruar dhe jetë.
Pukameta u vendos në pranga pak ditë më parë në lidhje me ngjarjen në Kavajë ku plagosi 2 persona dhe kërcënoi me djegie dy të tjerë.





